Sallahu: Po shqyrtohet mundësia e dhënies në shfrytëzim Policisë së Kosovës, pronat e sekuestruara të Radojiçiqit

Aktuale

Sallahu: Po shqyrtohet mundësia e dhënies në shfrytëzim Policisë së Kosovës, pronat e sekuestruara të Radojiçiqit

Më: 9 prill 2024 Në ora: 00:05
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se është duke u diskutuar mundësia e dhënies në shfrytëzim për Policinë e Kosovës, pronat e sekuestruara të Milan Radojiçiqit në veri të Kosovës.

Në Tëvë1, Sllahu tha se një gjë e tillë është diskutuar me MPB-në dhe do të shihet nëse nuk e pengon hetimin e procesit, shfrytëzimi i këtyre pronave t’i kaloj Policisë së Kosovës.

“Do të konsultohemi me MPB-në, ka pas një kërkesë të tillë më herët, interpatners mes të dyja ministrive, t’i dërgojmë prokurorisë dhe gjykatës nëse nuk pengohen hetimet, dot i jepen Policisë së Kosovës”, tha Sallahu.

Ndërsa, i pyetur nëse vizita e ministrave Haxhiu e Sveçla në këto prona është shou politike, siç e quajti opozita në Kosovë, Sallahu tha se këtij sekuestrimi i ka parapri shtrirja e sovranitetit në veri.

“Nuk kish pas konfiskim po mos të kishte depërtua Policia në veri, pastaj kanë ardhë terroristë prej Serbisë, ka pas vrasje, pastaj ka fillu parakusht ka qenë shtrirja e sovranitetit në veri, nuk është ngarendje, është punë e pastër, e drejtë e MPB-së, prokurorisë, drejtësisë që ka pru deri në eliminim të një grupi terrorist dhe pastaj edhe konfiskimit të pasurisë së sekuestruar”, tha ai.

Sallahu përmendi edhe konfiskimin e 34 veturave e disa pronave tjera të cilat janë bërë bazuar në Ligjin për konfiskimin e pasurisë së jashtëligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat