Vrasja 118 civilëve në fshatrat e Pejës/ Kandiq thotë se në Serbi gjyqësori është i `prishur`

Aktuale

Vrasja 118 civilëve në fshatrat e Pejës/ Kandiq thotë se në Serbi gjyqësori është i `prishur`

Më: 8 prill 2024 Në ora: 10:12
Natasha Kandiq

Natasha Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar për gjyqësorin ën Serbi lidhur me mospjesëmarrjen në seanca gjyqësore të pjesëtarëve të VTO VJ-së, të cilët kanë vrarë 118 civilë në fshatrat e Pejës gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Kandiq, përmes platformës “X” ka shkruar se të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e komunës së Pejës, ku kanë vrarë 118 civilë, si pjesëtarë të VTO VJ-së, nuk vijnë në 3 nga 8 seancat e planifikuara.

Kjo sipas saj tregon se gjyqësori është ‘i prishur’.

“Nëse të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e komunës së Pejës, ku kanë vrarë 118 civilë, si pjesëtarë të VTO VJ-së, nuk vijnë në 3 nga 8 seancat e planifikuara, kjo tregon se gjyqësori është ‘i prishur’, që është të mbështetur nga fakti se aktgjykimi i shkallës së parë është nxjerrë në vitin 2014”, ka shkruar Kandiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat