Vendimi i fundit i qeverisë serbe, reagon Kraki – ironizon me Lajçakun e Escobarin: Kanë arsye me iu vërsul…!

Aktuale

Vendimi i fundit i qeverisë serbe, reagon Kraki – ironizon me Lajçakun e Escobarin: Kanë arsye me iu vërsul…!

Nga: A.M. Më: 7 prill 2024 Në ora: 16:18
Nezir Kraki.

Qeveria e Serbisë ka formuar një grup punues “për koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore që do të luftojnë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”.

E në lidhje me këtë, ka reaguar ashpër profesori universitar në Paris, Nezir Kraki.

Ai përmes një postimi në Facebook ironizoi duke thënë se tani Lajccak dhe Escobar kanë arsyje për t’iu vërsulur Kurtit.

Krahas kësaj, Kraki foli edhe për marrëveshjen e Ohrit dhe bandat kriminale serbe dhe financimin e tyre, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Presidenti serb po krijon task forcë për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ani fort mirë. Edhe një arsye më shumë që Lajçak e Escobar me iu vërsul Albinit për mosrespektim të marrëveshjes së Brukselit.

Nga ana tjetër, BE ka deklaru zyrtarisht se marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i saj i Ohrit konsiderohen si të pranuara nga të dyja palët.

Si duhet të veprojë Kosova në këtë mes? A duhet Albini t’ua bëjë qejfin ish bandave politike dhe argatëve të tyre miq të Radojes në veri dhe t’ia plotësojë kërkesat Serbisë?

Apo duhet të vazhdohet me konsolidimin e pranisë kushtetuese dhe ligjore në veri me synim integrimin definitiv të serbëve lokalë në jetën socio-politike tbodyë Kosovës, larg bandave kriminale e paramilitare të BIA-s serbe?

Besoj që të gjithë i dimë interesat e Serbisë sikurse i dimë interesat e bandave n’Kosovë.

Serbia e do Kosovën, bandat tona e duan lekun (në dinar apo euro).

Atëherë me logjikën e Aristotelit na del që Kosova duhet ta bëjë të kundërten e asaj që duan Serbia dhe bandat, dmth ta bëjë veten shtet funksional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat