Kurti merr pjesë në konferencën e PES: Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike

Aktuale

Kurti merr pjesë në konferencën e PES: Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike

Më: 7 prill 2024 Në ora: 15:47
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Bukuresht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në konferencën e Partisë Socialiste Evropiane (PES) në Rumani.

Ai shprehet i kënaqur nga kjo pjesëmarrje, dhe thotë se Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve.

Më tutje i pari i qeverisë thotë se Kosova është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta.

Kënaqësi të marrë pjesë në konferencën PES dhe në takimin e liderëve dje në Bukuresht   “Ne qëndrojmë së bashku – për Evropën tonë. Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve dhe është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta”, ka shkruar Kurti në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat