“Po vjen era zgjedhje”, Nitaj: Janë shtuar premtimet dhe propaganda është rritur

Aktuale

“Po vjen era zgjedhje”, Nitaj: Janë shtuar premtimet dhe propaganda është rritur

Më: 6 prill 2024 Në ora: 13:25
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se zgjedhjet e reja janë afër.

Ai ka treguar se kjo po vërehet nga veprimet e Qeverisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Nitaj ka shkruar se kohëve të fundit Qeveria e ka shtuar premtimet dhe ka rritur propagandën.

“Jane shtuar premtimet, edhe propaganda eshte rritur, edhe manipulimi me grafikone e statistika, edhe sfilatat patriotike, edhe pelegrinazhet e atyre qe kurre s'kane ditur as ku i bien varrezat e deshmoreve, edhe fjalimet populiste, edhe lajmet e rrejshme, edhe agjitpropet...keto dite gjithcka eshte me tepri e do te behet shume me teper, sepse po vjen era zgjedhje”, ka shkruar ai.

Sipas nuk ka fare rëndë se kur do të mbahet zgjedhjet e reja.

“Dhe shume pak rendesi ka, ose fare, nese ato mbahen ne qershor, ne tetor, apo 10 muaj prej tani, kur e kane afatin e rregullt. E sigurte eshte qe po hyjme ne nje faze te re premtimesh e mashtrimesh, me afat skadence veç deri ne diten e votimeve. Prej asaj dite ne darke, PING LOJA”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat