Ndryshimet në Ligjin për Zyrtarë Publikë - SPAK-u thotë se duhet t’i nënshtrohet përsëri Kushtetueses

Aktuale

Ndryshimet në Ligjin për Zyrtarë Publikë - SPAK-u thotë se duhet t’i nënshtrohet përsëri Kushtetueses

Më: 6 prill 2024 Në ora: 09:57
Ali Gashi

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës (SPAK), Ali Gashi, ka thënë se miratimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarë Publik nga ana e Qeverisë së Kosovës është bërë duke mos e respektuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se sipas vendimit të Kushtetutës thuhet që pozitat e ulëta dhe të mesme të zyrtarëve publik nuk preken pasi konsiderohen e drejtë e fituar, sipas tij, qeveria këtë nuk e ka respektuar në plotësim ndryshim dhe se nëse ky projektligj kalon në Kuvendin e Kosovës ai duhet ti nënshtrohet përsëri në Gjykatës Kushtetuese.

Gashi ka thënë se më këto veprime qeveria e Kosovës ka tendencë të pastër për kapje e politizim të shërbimit civil.

“Të them të drejtën jemi të shokuar nga rendi i kësaj qeverie në vazhdimësi që ta atakoj shërbimin civil dhe kjo është hapi i fundit, shpresoj që të jetë i fundit që përmes një draftligji, për plotësim dhe ndryshim të ligjit zyrtar publik tenton që ta sulmoj prapa shërbimin civil ku me theks të vençat, me vetëdije të plotë besojmë që kjo qeveri qëllimisht nuk dëshiron ti respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, KO 220 dhe KO 216, në mënyrë specifike dhe në mënyrë të qartë e thotë që pozitat e ulëta dhe të mesme të zyrtarëve publik nuk preken pasi konsiderohen e drejtë e fituar. Në këtë drfatligj qeveria prapë e fut te neni i 17 ku tenton ta bën plotësim ndryshimin e ligjit dhe ketë e bën me mandat ku shprehimisht thotë që të gjitha mandatet të cilat për pozitat e ulëta dhe të mesme do konsiderohen me mandat nga fillimi i hyrjes në fuqi të ligjit bazik. Prandaj ne kemi ngrit si shqetësim dhe për ne është jashtëzakonisht shumë e papranueshme një tendencë e tillë pasi që ne konsiderojmë që në mënyrë të drejtpërdrejtë prek strukturën organizative të shërbimit civil, e dëmton shërbimin civil, dhe një tendencë e pastër për kapje e më pastaj për politizim të këtij shërbimi i cili për ne është shumë profesional”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se qeveria i ka mbyllur dyert sindikatave duke mos marr për bazë rekomandimet e tyre, e po ashtu as një rekomandim që ka ardhur edhe nga ndërkombëtaret.

“Të them të drejtën kjo qeveri i ka mbyll dyert e sindikatave por në raport me këtë ligj nuk ka marrë për bazë as rekomandimet e SIGMA, shoqërisë civile, asnjë rekomandim de-facto që është bërë edhe pse është ngrit si shqetësim dhe iu ka bë e qartë që kjo është e papranueshme dhe kjo tendencë e prek dhe e dëmton rëndë strukturën organizative të  shërbimit civil. Duke e marrë parasysh që ngritja e shërbimit civil është kontribut edhe i miqve tanë ndërkombëtar dhe një mund i jashtëzakonshëm deri në ardhjen e këtij niveli që thash edhe më herët është një prej shërbimeve civile më profesionale në rajon”, ka thënë ai.

Gashi ka shtuar se nëse ky projektligj tentohet që të kaloj pa këto ndryshime, projektligji do ti nënshtrohet Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka vlerësuar se qeveria është e pa ndërgjegjshme duke marr parasysh që nuk është duke respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se qëllimi i saj është a kapin dhe ta shantazhojne shërbimin civil.

“Padyshim që ky ligj në qoftes tentohet të shkohet kështu padyshim që do i nënshtrohet Gjykatës Kushtuese. Po kjo është fatkeqësi që kjo qeveri po e dëshmon që është e pa ndërgjegjshme duke e marrë përsysh që nuk i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe për një temë s i c është, për një ligj të dërgohet dy herë në Gjykatën Kushtuese tregohet niveli i papërgjegjshmërisë dhe mungesën e dijes. Do të thoja të kësaj qeverie, duke e marrë parasysh që këta si duket kanë tendencë që pothuajse ti anashkalojnë të gjitha institucionet e pavarura thjesht vetëm me një qëllim ta kapin dhe ta shantazhojnë shërbimin civil”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat