Skenarët për bashkimin kombëtar, Hysamedin Feraj: UÇK e deklaroi e para, po punohet në…

Aktuale

Skenarët për bashkimin kombëtar, Hysamedin Feraj: UÇK e deklaroi e para, po punohet në…

Më: 5 prill 2024 Në ora: 23:04
Hysamedin Feraj

Hysamedin Feraj, politolog dhe veprimtar politik i Lëvizjes Vetëvendosja komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me mendimin e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë për bashkimin kombëtar.

Sipas tij, Enver Hoxha në Shqipëri dhe LDK në Kosovë kanë dëmtuar çështjen kombëtare duke e cilësuar temë të ndaluar për qytetarët në dy vendet. Feraj tha se ishte UÇK që e deklaroi e para idenë e bashkimit kombëtar.

“Tkurrja e ndenjës kombëtare, erdhi pasi njerëzit linçoheshin nëse e thoshin një gjë të tillë. Pastaj doli UÇK dhe tha e dua. Ndaj ai që quhet ndonjëherë ligjërim populist që s’duhet bërë, duhet bërë.

Më kujtohet debati i Abdi Baletës me një politikanin tonë këtu në vitet ‘90 kur i thanë mos shit patriotizëm. Ai tha, ti mos shit tradhti, unë do shes patriotizëm. Më mirë të shesësh patriotizëm se sa tradhti. Ndaj nuk duhet anatemuar kur përdoret për qëllime ndoshta pushteti ligjërimi kombëtar, se sa kur për qëllime pushteti përdoret ligjërimi antikombëtar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat