“Ëndërr kombëtare e parealizuar”, Edita Tahiri prek me fjalët për bashkimin kombëtar

Aktuale

“Ëndërr kombëtare e parealizuar”, Edita Tahiri prek me fjalët për bashkimin kombëtar

Më: 5 prill 2024 Në ora: 21:06
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja në dialogun e Kosovës me Serbinë Edita Tahiri komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me mendimin e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë për bashkimin kombëtar.

Ajo tha se bashkimi kombëtar është ëndërr kombëtare e parealizuar.

“Bashkimi kombëtar për të gjithë besoj, pavarësisht rezultateve të anketave është ëndërr kombëtare e parealizuar. Jetuam gjithë këto vite mbi padrejtësinë e ndarjes së kombit tonë me vendime të fuqive të mëdha dhe mund t’ju them se pyetja është shumë e kufizuar. Për mua nuk është bashkim kombëtar nëse bashkohet vetëm Kosova me Shqipërinë, por të gjithë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar. Ku do t’i lëmë shqiptarët e tjerë? A s’ishte boll Shqipëria që na la neve, Kosovë andej?

Kemi shqiptarë në Maqedoni, në Serbinë Jugore, Çamëri dhe Mal të Zi. Është një ëndërr, siç ishte edhe pavarësia e Kosovës, pakkush e besonte se do bëhej e mundur. Me këtë dëshiroj të them, ne gjenerata e Kosovës e bëmë pavarësinë e Kosovës, por nuk mund të mbyllim rrugën për bashkim kombëtar se është obligim ndaj gjeneratave që janë sot dhe do të vijnë”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat