Sopjani: Nuk ka krim të përkryer, policia po punon në kapjen e personave në kërkim për rastin “Kolovica”

Aktuale

Sopjani: Nuk ka krim të përkryer, policia po punon në kapjen e personave në kërkim për rastin “Kolovica”

Më: 5 prill 2024 Në ora: 17:20
Eksperti i sigurisë, Shkelzen Sopjani

Eksperti i sigurisë, Shkelzen Sopjani, duke folur për atë që njihet si rasti “Kolovica”, ku humbi jetën një grua, kalimtare rasti, pas të shtënave me armë mes disa personash, deklaroi se të dyshuarit veçse kanë qenë të njohur për organet e rendit dhe për policinë e Kosovës dhe se po shihet që policia këta veçse i ka identifikuar menjëherë, ndërsa tash problemi është te kapja dhe sjellja e tyre para drejtësisë.

“Me aq sa e di unë, policia është duke ndërmarrë veprime për t’i identifikuar lokacionet e këtyre personave, t’i arrestojë dhe të fillojë procedura në prokurorinë përkatëse”.

“Nuk ka krim të përkryer. Edhe krimineli më i shkathët do e bëjë një gabim herdokur dhe do t’ua mundësojë organeve të rendit kapjen e tij. Edhe policia po ndërmerr çdo dite veprime operative për gjetjen dhe arrestimin e këtyre personave”, deklaroi Sopjani në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.

Tutje ai shtoi se potencialisht ata edhe mund ta lëshojnë vendin dhe të paraqiten me identitet tjetër në vendin fqinj ose evropian, por në momentin që merret ndonjë informacione për ta, ata lokalizohen dhe arrestohen, por nëse janë jashtë vendit, atëherë bëhet përmes kanaleve të bashkëpunimit të ndërsjellë policor me vendin përkatës, dhe aty ndërmerren veprime, arrestohen dhe ekstradohen në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat