Ushtria turke trajnon Forcën e Sigurisë së Kosovës

Aktuale

Ushtria turke trajnon Forcën e Sigurisë së Kosovës

Më: 5 prill 2024 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë( R3K), FSK-ja ka përfunduar me sukses trajnimi me Murtaja 81mm, të udhëhequr nga instruktorët e kontingjentit turk.

Kështu bëri të ditur FSK-ja përmes një postimi në Facebook.

Trajnimi i realizuar kishte për qellim ngritjen e kapaciteteve ushtarake në nivel të regjimentit dhe rritjen e ndërveprushmerisë me partnerët në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë.

“Në ceremoninë përmbyllëse komandanti i kontingjentit turk Kolonel Sabri Gökhan Karamursel u nda i kënaqur me bashkëpunimin dhe mundësinë për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.”

“Ndërsa komandanti i R3K, nënkolonel Ilir Beqiri falënderoi kontingjentin turk për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në, duke shpresuar që ky bashkëpunim do të vazhdoi edhe në trajnime dhe bashkëpunime tjera të përbashkëta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat