“Ka dal në sërrnisht”, Çun Lajçi tregon çka i tha doktori të sëmurit nga Rugova: Po shkruan për Albinin!

Aktuale

“Ka dal në sërrnisht”, Çun Lajçi tregon çka i tha doktori të sëmurit nga Rugova: Po shkruan për Albinin!

Nga: A.Zh Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:47
Çun Lajçi, Albin Kurti

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka shkruar për një bisedë të një të sëmuri dhe mjeku. Ai ka treguar se mjeku e kishte kritikuar aktorin gjatë bisedës me të sëmurin nga Rugova, përcjell Bota sot.

Mjeku ndër tjerash, kishte thënë për Lajçin se “ka dal në sërrnisht, pasi po shkruan për Albin Kurtin”.

Reagimi i Lajçit në Facebook:

Sa qesharake, po aq naive dhe e mjerueshme!

Shkova ta vizitoja një të sëmurë dhe n'bisedë e sipër me tha: - Shkova te doktori për t'kërkuar ndihmë. Kur e mori vesh se jam nga Rugova, më tha; - edhe nji artist asht nga ana juaj, por asht plakë e s'po din çka po thotë as çka po ban.

Njëherë shkruante për Hashimin, pastaj për Ramushin e tani ka dalë n'sërrnisht; - po shkruan për Albinin!

Kjo e kishte ditur i cilës parti asht doktori dhe pa hezituar ishte përgjigjur!

- Po doktor, ke të drejt! Çunit do ti binte shumë ma mirë të ngulej si ti, n'hunin e Ramushit, e t'paguhej 2000 euro si ti n'Parlament, por ai s'don me qenë i partive. Ai ka qejf me i vu n'bisht t'lahutës secilin që nuk i pëlqen, sepse s'asht frikacak si ti. Ai flet me kokën e vet, jo me kokën e liderit t'partisë, dhe nuk asht i mençur si doktorët, se asht rritë n'bjeshkë, jo n'rrafsh si ti!

Ai ishte mërrol! Shko te doktori i zemrës i kishte thanë!

Moj e mirë i thashë, mos fol për mua kur të shkojsh të doktorët, se ata hanë me liderin e flasin si lideri! E sheh? Atij s'i ka interesua shendeti im, por arsyeja pse s'jam n'parti si ai!

- Biseda e doktorit mu duk qesharake, naive dhe e mjerueshme!

P.S.

Ore! Mos ishte doktori rugovas si unë?!

Nejse, ditë e mirë sot. Po rrezon dielli e po çelë behari!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat