Zjarri në depon e barërave - jep detaje vëllai i pronarit të objektit

Aktuale

Zjarri në depon e barërave - jep detaje vëllai i pronarit të objektit

Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:40
Shefki Morina

Vëllai i pronarit të objektit që mori flakë mëngjesin e së premtes në Çagllavicë, Shefki Morina, ka folur para medieve për ngjarjen e sotme.

Morina thotë se nuk dihen shkaqet e zjarrit ende, mirëpo ka deklaruar se shuma e materialit të dëmtuar është madhe, pasi sipas tij objekti ka qenë i stërngarkuar me material dhe mjete medicinale.

“Sa i përket materialit që është aty nuk di çka t’ju them, ajo është një shumë e madhe sepse ka qenë i stërngarkuar. Ka pas mjete medicinale.

Në orën 9:30 e kemi kuptuar që po digjet objekti. Njerëz brenda ka pas por kanë dalë, fati që e kanë pa, për tjerat, s’di. Objekti është me qira, qiradhënësi jeton në Gjermani”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat