Pacolli: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Kurti s’ka arsye të jap dorëheqje

Aktuale

Pacolli: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Kurti s’ka arsye të jap dorëheqje

Më: 4 prill 2024 Në ora: 23:54
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se kjo parti është e gatshme për zgjedhje kurdo që dëshiron opozita.

E pyetur se opozita po dëshiron zgjedhje, ajo ka thënë se ata po duan që Kurti të jap dorëheqje, e që sipas saj, një gjë të tillë kryeministri nuk ka arsye ta bëjë.

“Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje të reja, nëse opozita dëshiron zgjedhje, por ata po dëshirojnë që kryeministri të jap dorëheqje. Por kryeministri s’ka arsye të jap dorëheqje, ka mbështetjen e qytetarëve dhe po bënë punë të mirë”, ka thënë ajo në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1.

Pacolli ka thënë se Kurti nuk është zmbraps me deklarimin e tij se është i gatshëm të bisedojë për datën e zgjedhjeve nëse dëshiron opozita.

Ajo nuk ka treguar nëse do ta votonin një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, por ka thënë se opozita duhet ta bëjë detyrën e saj.

Pacolli ka thënë se pas zgjedhjeve të reja LVV-ja do ta qeverisë përsëri vendin me një shumicë parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat