Arkitekti Vejsa: Ekziston diçka nëntokësore te vila e Radoiçiqit

Aktuale

Arkitekti Vejsa: Ekziston diçka nëntokësore te vila e Radoiçiqit

Më: 4 prill 2024 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Arkitekti Ideal Vejsa në emisionin “Kosova Today” ka folur për vilën e terroristit Milan Radoiçiq, e cila është ndërtuar buzë Liqenit të Ujmanit në veri të vendit.

Vejsa tha se vlera e vilës së Radoiçiqit është rreth 5 milionë euro, teksa shtoi se pjesa më e vlefshme dhe më e pakta që dihet për këtë vilë është pjesa nëntokësore e saj.

“Duke u nisur prej mënyrës së funksionimit të tij, mendoj se ekziston edhe diçka nëntokësore aty, për shkak të funksionimit dhe qasjes së tij”.

“Mendoj që ajo pronë është dashur të ndërtohej për 2 vjet. Ndërtimi varet edhe prej profesionistëve që kanë punuar aty. Nuk e dimë se a kanë qenë të jugut apo të Serbisë që janë merr me këtë ndërtim”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat