Kastrati publikon fotografinë e Mihalit dhe Nagavcit në Kuvend: Blene ka një pasqyre shikone fytyrën e hajnisë

Aktuale

Kastrati publikon fotografinë e Mihalit dhe Nagavcit në Kuvend: Blene ka një pasqyre shikone fytyrën e hajnisë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 13:57
Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka mbajtur fjalim të ashpër në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka publikuar disa fotografi të komisares Dejona Mihali dhe Arbërie Nagavci.

Sipas tij, të dyja janë të lidhura me kompaninë Albas dhe furnizimin me libra.

“Kjo është logoja e Albasit. Këtu në librin Aventurat e Verës është autore Arbërie Nagavci. Pra, Albasi e ka pagu këta”, tha ajo.

“A është kjo e rastësishme me axhin. Ky skenar është i organizuar. Ka vlerë të madhe të korrupsionit që shkon në krim të organizuar. Mos u lazdro. Fillohet kinse ofertat janë shtrenjtë, doli kompania tha e keni 4% më lirë. Kur u bën 8 minuta para fillimit të vitit shkollor, dolët me vendim që dëmtoi shkollën, fëmijët, nxënësat. Këto nuk ishin pasojat e vetme. E keni shkelur brutalisht ligjin për ndarjet buxhetore. Mediokre të lutem qetësohu. E keni dëmtuar ligjin për arsimin parauniversitar. I keni jep ët holla si atij milionerit, si të varfërit. 30 milionerit, 30 të varfërit. Sa prej minoritetit serb kanë aplikuar me i marrë paret prej këtij buxheti, a ata e majnë mësimin ku mësojnë për Karaxhorgjeviqin”, deklaroi Kastrati.

“Këtë e konfirmon zori i madh me të cilin ju e keni kontrabanduar Ligjin për tekste shkollore në lexim të parë. Deputetët nuk kanë qenë prezent, e ju keni thënë se kanë votuar. Pse me Albasin, sepse kjo në të djathtë ka lidhje me Albasin, kjo që po flet se ka lidhje me Albasin. E kjo tjetra ka punuar për ta, paret kanë hi e kanë dalë. Me qito pare blenë kah një pasqyre, e këqyrne fytyrën e hajnisë. Sa pare me Albasin?”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat