​Beteja e Koshares, ndër betejat më epike dhe më të përgjakshme

Aktuale

​Beteja e Koshares, ndër betejat më epike dhe më të përgjakshme

Më: 4 prill 2024 Në ora: 12:48
Kuvendi i Kosovës

Deputetët dhe pjesëmarrësit në Betejën e Koshares, kanë dhënë kujtime, detaje e vlerësime mbi atë se çka ndodhi në betejën më epike por edhe më të përgjakshme të UÇK-së.

Hysen Berisha në emër të PDK-së, i cili ka marrë pjesë në betejën e Koshares, tha se Kosharja i dha një dimension të sigurtë fitores së lirisë ndaj krimit shtetëror dhe barbarisë serbe ndaj shqiptarëve.

Ai duke përmendur bazat ushtarake serbe që ishin neutralizuar, ka thënë se aty u mposht ushtria hyjnore siç e cilësonin në Serbi.

Berisha: Në Koshare është mposhtur ushtria serbe

“Koshares që e mposhti atë ushtrinë hyjnore si e cilësonte Millosheviqi duke ia marrë që në sulmin e parë kazermën ushtarake për të vazhduar luftimet edhe për atë në Qaf të Morinës, ndërkohë shumë më herët, qysh në shtatorin 98, tërësisht ishte neotrtalizuar kazerma Vejnoviq në tre kufi . Po kështu, me vendosmërinë e pa kthyeshme të luftëtarëve tanë ishte neutralizuar edhe posta ushtarake verore e 7 korrikut në drejtimin e Hasit, Gjakovës dhe Kukësit.....të dashur vëllezër të armës në veçanti ju nëna të dëshmorëve, iu kërkojmë falje nëse në këto përvjetore, me raportimet tona nuk jemi satisfaksion për dhimbjen tuaj të lirisë, kurse ata do të jenë kudo me ne“, tha ai.

Ish-luftëtari që mori pjesë në betejën e Koshares dhe njëkohësisht deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni tha se kanë dalur fitimtarë nga kjo betejë bashkë me luftëtarët e tjerë.

Ai potencoi se nga data 9 prill deri kur u tërhoqën forcat serbe më 15 qershor, ata përjetuan momente shumë të vështira gjatë përballjes me forcat e ushtrisë serbe.

Por, pavarësisht kësaj, Quni tha se çdo ditë e më shumë ishin më të fortë dhe më të vendosur për liri dhe pavarësi.

Betejën e Koshares, Quni e quan si një ndër betejat më epike dhe të përgjakshme.

Quni: Beteja e Koshares ndër betejat më epike dhe të përgjakshme

“Në përpjekjen tonë për arritjen e qëllimit dhe rezistencën e armikut për të ruajtur territoret e okupuara do të zhvillohej një ndër betejat më epike dhe të përgjakshme. Nga 9 prilli deri më 15 qershor kur përfundimisht u tërhoqën forcat serbe përjetuam shumë momente të vështira. Por, pas çdo vështirësie ne i gëzoheshim fitoreve. Çdo ditë ishim më të fortë e më të vendosur. Ne po përparonim çdo ditë e më shumë. Rritej numri i luftëtarëve, sigurohej armatimi dhe municioni, specializoheshin njësitet e ndryshme, dominonin terrenin dhe bashkëvepronin më mirë. Të gjitha këto i arrinim në kushte apline, borë e mjegull, ngrica e netë të gjata...Ne ishim fitimtarë, ne nuk u zmbrapsëm asnjë pëllëmbë, ne vetëm marshonim përpara. Mësymjen deri në fitore i përjetuam me dhimbje, humbjen më të dashurit tanë, strategët Agim Ramdani, Salih Çekaj, humbëm komandantët Xhemajl Fetahajn, Abaz Thaçin e Ali Hasin. Gjithsej 114 luftëtarë kishin kaluar në përjetësi. Mbrapa çdo njërit është një histori”, tha Quni.

Kurse, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e cila gjatë asaj kohe shëronte plagët e të plagosurve, falënderoi Shqipërinë, pasi ishin të bekuar që kishin mbështetjen e tyre.

Kadrijaj: 114 dëshmorët dhe 423 të plagosur u trajtuan nga ekipi mjekësor

“Të gjithë këta dëshmorë e 423 të plagosur u trajtuan nga ekipi mjekësore ose njësia e shëndetësisë që kanë pas rol të shumëfishtë, edhe si luftëtarë, edhe si mjek, të cilët sipas rregullave do të duhej të vendoseshin diku në prapavi, por kjo nuk ka ndodhur sepse mjekët e kanë marrë rrezikun dhe barabartë me ushtarët kanë qëndruar në vijat e para të frontit“, tha ajo.

E në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Enver Haliti tha se qëllimi i luftëtarëve në këtë betejë, ishte thyerja e kufirit dhe dërgimi i armëve për luftëtarët tjerë në Kosovë, por edhe për t’i dhënë goditjen e fundit ushtrisë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat