Lista e miliarderëve/ A figuron Behgjet Pacolli në Forbes dhe sa mendohet të jetë pasuria e tij?

Aktuale

Lista e miliarderëve/ A figuron Behgjet Pacolli në Forbes dhe sa mendohet të jetë pasuria e tij?

Më: 4 prill 2024 Në ora: 10:19
Behgjet Pacolli

Gazeta prestigjioze për matjet financiare “Forbes” ka publikuar së fundmi listën e miliarderëve të rinj të të botës dhe së fundmi kësaj liste iu shtuan edhe emra të njohur sikurse Taylor Swift dhe Sam Altman, krijuesi i ChatGPT-s.

Forbes, njihet një uebfaqe kredibile që mat pasuritë e sipërmarrësve nga e gjithë bota në kohë reale; këto të dhëna gazeta i përpilon duke u bazuar në informacionet publike.

Por, në kohën kur flasim për pasanikët e botës, lind pyetja nëse figuron në listën e miliarderëve të Forbes edhe ish-presidenti i Kosovës dhe njëherësh biznesmeni, Behgjet Pacolli.

Me aq sa kemi parë, emri i Pacollit nuk figuron në listën e kësaj gazete prestigjioze, përveç një artikulli të cilit ia kishte dedikuar gazeta kur ai ishte takuar me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Por, pasuria e tij figuron në një tjetër uebfaqe që njihet po ashtu si kredibile, “TheRichest.com”. Sipas kësaj uebfaqe, Pacolli ka një pasuri neto prej 900 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat