Më 11 prill mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 2024

Aktuale

Më 11 prill mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 2024

Më: 4 prill 2024 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 11 prill 2024 do të mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë për vitin 2024.

“Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga ministria thuhet se investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.

Interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat