Mblidhen këto komisione parlamentare

Aktuale

Mblidhen këto komisione parlamentare

Më: 4 prill 2024 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, në rend dite ka shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshim plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre, formimin e Grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Për administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, formimin e grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të  Kodit i Drejtësisë për të Mitur dhe formimin e Grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

Kurse Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, do të bëjë shqyrtimin  e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Do të mblidhet edhe Komisioni për Integrime Evropiane.

Ky komision do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat