Djegia e veturës së policit serb në veri vlerësohet e qëllimshme

Aktuale

Djegia e veturës së policit serb në veri vlerësohet e qëllimshme

Më: 3 prill 2024 Në ora: 20:50
Ilustrim

Veturën e parkoi pranë ndërtesës në të cilën banon në veri të Mitrovicës .

Por me të zbardhur dita, nuk e gjeti ashtu siç ishte një ditë më parë.

Meqë gjysma e veturës iu dogj, nga personat për të cilët ende nuk janë identifikuar.

Tëvë1 mëson së vetura e tipit Dacia, i takon hetuesit policor të Kosovës nga nacionaliteti serb, Zharko Kosovac, i cili tash e shumë vite shërben në Policinë ë Kosovës, në rajonin veri.

Banorët i thanë televizionit se kanë dëgjuar një shpërthim, dhe kanë vërejtur polic të shumtë dhe zjarrfikës.

“Kur kam dalë në ora 8 në mëngjes, për të blerë bukë, kam dëgjuar. Nuk e di, ka qenë policia aty, kanë xhiruar çfarë kanë bërë, më besoni, nuk e di. Nuk e di, ju lutem. Kam dal, kam pa vetura të djegura. Shoh policinë aty, “mirëdita,””mirëdita,” asgjë tjetër. Kjo ka qenë mbrëmë dikur, nuk e di, nuk e di”, shprehet një qytetar, banues në veri.

Për këtë rast tashmë kanë filluar hetimet.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin ë veriut, Veton Elshani tha se tashmë kanë një pistë të hetimeve.

“Të mërkurën në orën 05:30 është djegur një veturë para një ndërtese. Ajo i takon kolegut tonë i cili punon në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, Nuk ka të dyshuar. Hetimi në vendngjarje ka përfunduar dhe hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë Elshani.

Nga Prokuroria Themelorë në veri, thanë se dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

“ Dyshohet që djegia e kësaj veture të jetë bërë në mënyrë të qëllimshme, është e një zyrtari policorë të Policisë së Kosovës, prokurori i prokurorisë në Mitrovicë, është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar policinë që të hapin rast, për veprën penale “ zjarrëvënie”, ka thënë Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat