Krasniqi: Me Hamzën kryeministër do ta rikthejmë normalitetin e zhvillimin në vend

Aktuale

Krasniqi: Me Hamzën kryeministër do ta rikthejmë normalitetin e zhvillimin në vend

Më: 3 prill 2024 Në ora: 19:56
Memli Krasniqi dhe Bedri Hamza

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e parë me kryesinë e re të partisë së tij.

Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Krasniqi ka theksuar se në mbledhjen e mbajtur është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Ai ka theksuar se vendi përballet me sfida të mëdha politike, diplomatike dhe ekonomike, të cilat nuk mund të neglizhohen më.

“Ato kërkojnë punë, vullnet, dije, dhe, mbi të gjitha, një lider të dëshmuar për t’i trajtuar ato. Kandidati ynë për Kryeministër, Bedri Hamza, përbrendëson të gjitha këto vlera dhe ka mbështetjen tonë të plotë në këtë mision”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka shtuar se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmban vlerat e nevojshme për të adresuar këto sfida, dhe ka mbështetjen e plotë të partisë për të.

Kreu i PDK-së, ka theksuar se me Hamzën do ta rikthejnë “normalitetin, zhvillimin dhe mirëqenien për të gjithë”.

Krasniqi gjithashtu ka njoftuar se PDK-ja ka nisur misionin e saj për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kosovën, duke ftuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e tyre të bashkohen në këtë rrugë për të arritur fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat