Bajrami: Kurti po zhdukë shtresën e mesme, të varfërit po i varfëron edhe më shumë

Aktuale

Bajrami: Kurti po zhdukë shtresën e mesme, të varfërit po i varfëron edhe më shumë

Më: 3 prill 2024 Në ora: 19:13
Hykmete Bajrami

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se Qeveria e Albin Kurtit i ka investimet kapitale më të ulëtat në 10 vitet e fundit.

Bajrami në një prononcim thekson se, me ardhjen e kësaj Qeverie çmimet janë rritur mbi 23%.

Këtë deklaratë, Bajrami e dha si kundërpërgjigje ndaj Kurtit i cili tha se: “Kemi pasur pakon më të madhe mbështetëse për qytetarët në Ballkan”.

“Qeveria Kurti i ka investimet kapitale me të ulëtat në 10 vitet e fundit, e kam fjalën për investimet kapitale të nivelit qendror, ka rritje të çmimeve mbi 23%, e produktet e domosdoshme kushtojnë sot rreth 50% më shumë se sa kanë kushtuar para ardhjes së kësaj qeverie në pushtet, çmimi i energjisë elektrike është dyfish me i lartë”, tha Bajrami.

Siç thotë Bajrami, Qeveria përmes inflacionit ju ka marrë të ardhurat qytetarëve e të bizneseve dhe nuk i ka kthy ato as në shërbime dhe as në mallra.

Ndërsa, për pagat, Bajrami thotë shton se përkundrazi rritjes së çmimeve, ato janë më të vogla po thuaje për 23%.

Qeveria përmes inflacionit ju ka marrë të ardhurat qytetarëve e të bizneseve dhe nuk i ka kthy ato as në shërbime, as në mallra dhe as në infrastructure. Sot pas tri viteve të qeverisjes së Kurtit asnjë projekt kapital, nuk e kanë lënë një shenjë pozitive në këtë vend që të mbetet trashigemi nga qeverisja e tyre. Edhe pse janë rritë çmimet, pagat nominalisht kanë ngelë të njëjta e realisht janë me të vogla për 23% nëse krahasohen me ato të vitit 2020. Për shkak të gjendjes së rënduar socioekonomike ka ikje masive të qytetarëve që këto tri vite, ka thellim të varfërisë në në Kosovë”, tha Bajrami.

Për pakon mbështetëse që e përmendi kryeministri Kurti, Bajrami e quan politikë të dështuar e cila sipas saj, Kurti me politika të tilla po zhdukë shtresën e mesme, të varfërit po i varfron dhe më shumë.

“Pakoja mbështetëse e Kurtit” është një politikë e dështuar e tendencës për rishpërndarje, e cila nuk ka tregu as edhe një suksese, thjeshtë Kurti me politika të tilla po zhdukë shtresën e mesme, të varfërit po i varfron dhe më shumë. Politka e lëmoshës është politikë e dështuar”, tha Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat