Policia finlandeze e konfirmon se qytetarja e Kosovës e plagosur dje ka plagë të rënda

Aktuale

Policia finlandeze e konfirmon se qytetarja e Kosovës e plagosur dje ka plagë të rënda

Më: 3 prill 2024 Në ora: 19:01
Policia finlandeze 

Policia finlandeze ka konfirmuar se nxënësja e plagosura nga Kosova, ka plagë të rënda.

Përmes një raporti, Policia ka bërë të ditur se vajza aktualisht është e shtruar në spital, pasi ka marrë lëndime të rënda.

“I vrarë nga të shtënat në shkollë është një djalë. Dy personat e plagosur rëndë janë vajza, të dyja ende të shtruara në spital. Djali i ndjerë është shtetas finlandez dhe një nga viktimat e shtruara në spital është dyshtetësi i Finlandës dhe Kosovës. Viktima tjetër e shtruar në spital është gjithashtu një shtetas finlandez”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, të martën Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nëpërmjet Ambasadës së Kosovës në Stokholm, kishte arritur ta konfirmojë këtë rast ku e lënduar ka mbetur një vajzë nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat