Kurti flet nga veriu, tregon qëllimin e vizitave të tij nëpër këto komuna - Flet edhe për Asociacionin

Aktuale

Kurti flet nga veriu, tregon qëllimin e vizitave të tij nëpër këto komuna - Flet edhe për Asociacionin

Më: 3 prill 2024 Në ora: 13:06 Përditësuar në ora: 16:08 më 03.04.2024
Kurti ka vizituar sot komunën e Leposaviqit.

Kurti: Marrëveshja Bazike të zbatohet në tërësi, nënshkrimi garancion

Kryeministri Albin Kurti ka ripërsëritur kërkesën e tij për respektimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit të vitit të kaluar. Ai gjatë vizitës në veri të vendit, ka deklaruar se është i nevojshëm nënshkrimi i marrëveshjes që të krijohet siguria ligjore dhe të fshihen të gjitha shkeljet e mëhershme.

I pyetur lidhur me deklaratat e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është kusht që duhet të zbatohet urgjentisht nga Kosova për të vazhduar progresin në rrugën evropiane, Kurti ka thënë se ajo  çfarë duhet të zbatohet e nuk po respektohet është Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar.

“Aty gjithçka kemi brenda dhe nuk besoj që duhet ndonjë nen apo gjysmë nen të nxirret nga Marrëveshja Bazike, të deformohet, të vihet para gjithçkaje tjetër, se kjo do të ishte në kundërshtim edhe me Ankesin e Ohrit, dhe Marrëveshja Bazike të bie në prapavijë”, ka theksuar Kurti për media pas homazheve te pllaka përkujtimore e heroit Enver Zymeri.

Ai ka këmbëngulur se përqendrimi duhet të jetë tek Marrëveshja Bazike, e cila sipas tij “nuk duhet të shkelet”, por “duhet të respektohet dhe duhet të zbatohet”.

“Kosova nuk  e ka shkelur Marrëveshjen Bazike, por kjo nuk mund të thuhet për palën tjetër.  Për t'u krijuar siguria ligjore në njërën anë, dhe për t’u fshirë të gjitha shkeljet e mëhershme, nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike është garancion”, ka nënvizuar Kurti.

Lidhur me përgatitjet e deritashme për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që është paraparë të zhvillohet më 21 prill, Kurti është shprehur: “Këtë proces e udhëheq KQZ-ja, ne jemi si qeveri për të ndihmuar kur ka nevojë. Deri tash përgatitjet janë bërë të plota, nuk ka ngecje. Në këtë prill duhet të mbahet ai votim ashtu siç e parasheh udhëzimi administrativ. Përshtypja ime është që me qytetarët këtu është e mundur të bashkëpunohet, të zhvillohet edhe komuna edhe shteti jonë, për shkak se nuk jemi Qeveri siç na përshkruajnë në Beograd por jemi e tillë çfarë punojmë e angazhohemi përditë këtu në Kosovë”.

Kurti flet nga veriu: Vizituam përmendoren e Enver Zymberit dhe vendin e pritës kriminale ku u vra Afrim Bunjaku

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për gazetarët para komunës së Mitrovicës së Veriut ku zhvilloi një takim me kryetarin Erden Atiq.

Ai tha se qëllimi i vizitës së tij në këtë komunë ishte dhënia e mbështetjes së Qeverisë për këtë komunë.

“Me kryetarin Erden Atiq bashkëbiseduam për mbarëvajtjen e punëve këtu. Mbështetje si qeveri për këtë komunë dhe për të gjitha shërbimet që i jepen qytetarëve pa dallim”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për vizitat në përmendoren e policit të vrarë, Enver Zymberi dhe në vendin ku u vra edhe polici Afrim Bunjaku.

“Vizituam edhe përmendoren e Enver Zymberit që tani do t’i mbushte 45 vjet, por është vrarë, siç e dimë në korrik të 2011. Po ashtu, e vizituam edhe vendin ku ishte organizuar ajo prita kriminale ku është vrarë Afrim Bunjaku më 24 shtator të vitit të kaluar nga paramilitarët dhe terroristë që tash fshihen në Serbi”, theksoi mes tjerash kryeministri.

Kurti nën masa të forta sigurie vazhdon qëndrimin në veri, tash shkon në Mitrovicën e Veriut

Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Erden Atiq.

Kurti shkoi atje pasi qëndroi në Komunën e Leposaviqit e më pas vendosi lule në pllakën përkujtimore kushtuar policit të rënë të Kosovës, Enver Zymberi.

Forca të Policisë së Kosovës siguruan objektin komunal dhe rrugët që të çojnë te ai.

Djali i Enver Zymberit raportohet se ishte sot me Kurtin dhe dy ministrat: atë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

MegjithatKryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Erden Atiq.

Kurti shkoi atje pasi qëndroi në Komunën e Leposaviqit e më pas vendosi lule në pllakën përkujtimore kushtuar policit të rënë të Kosovës, Enver Zymberi.

Forca të Policisë së Kosovës siguruan objektin komunal dhe rrugët që të çojnë te ai.

Djali i Enver Zymberit raportohet se ishte sot me Kurtin dhe dy ministrat: atë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Megjithatë, mediat nuk ishin të informuara për këtë vizitë të Kurtit në veri.

Pas Leposaviqit, Kurti e viziton Zubin Potokun

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me kryetarin Lulzim Hetemi në Leposaviq ka arritur në Zubin Potok.

Mediat lokale serbe raportojnë se sipas paralajmërimeve të mëparshme, duhet të vendoset një pllakë përkujtimore për Enver Zumberin, policin e Kosovës që u vra në të shtëna në vitin 2011, në fshatin Varaga afër Zubina Potokut.

Kurti është takuar me kryetarin e kësaj komune Izmir Zeqiri në ndërtesën e komunës në Zubin Potok.

Takimi mes Kurtit dhe Hetemit në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit është siguruar nga pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës.

Izmir Zeqiri tha se nuk ishte i informuar për vizitën e Kurtit në Zubin Potok

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tha se nuk ka qenë fare i informuar për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Komunë dhe tek pllaka përkujtimore e Enver Zymerit.

Në një deklaratë Zeqiri tha se nuk ishte i pranishëm pasi nuk e ka ditur agjendën e Kurtit dhe nuk ka pas informata vizitës së tij.

“Nuk kam qenë i informuar prej kryeministrit as dikujt tjetër kështu që nuk kam qenë as prezent se nuk kam ditë as agjendën e qeverise, në këtë rast as kryeministrit a do të vizitoj a s’do të mitizoj, nuk kam qenë fare i informuar, kjo është ajo qka mund të them’, u shpreh Zeqiri.

Zbulohet pllaka në nderim të heroit Enver Zymeri, në vendin ku u vra

Në vendin ku para 13 vjetësh u vra polici i Kosovës, Enver Zymeri, të mërkurën është zbuluar një pllakë në nderim të veprës së tij.

Të pranishëm ishin kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe familjarë të heroit Enver Zymeri.

Në Zubin Potok, pranë vendit ku në korrik të vitit 2011 mbeti i vrarë, heroi Enver Zymeri u vendosën edhe lule.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës atë kohë kishte ndërmarrë aksion për t'i vënë nën kontroll pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Gjatë këtij aksioni u vra polici, Enver Zymeri nga strukturat ilegale serbe në veri.

Nën masa të rrepta sigurie, pamjet kur Kurti viziton Komunën e Leposaviqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot komunën e Leposaviqit.

Me të ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Kosovo Online” ka publikuar pamje nga momenti kur Kurti e Krasniqi nën masa të rrepta sigurie dalin nga objekti dhe largohen nga oborri i komunës.

Media ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë për të kuptuar arsyen e vizitës dhe është në pritje të përgjigjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat