Ankohet deputetja nga Shqipëria: Kjo nuk është Prishtina e përjetimeve që ne e ëndërrojmë

Aktuale

Ankohet deputetja nga Shqipëria: Kjo nuk është Prishtina e përjetimeve që ne e ëndërrojmë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 19:08
Flutura Açka

Deputetja në parlamentin e Shqipërisë, Flutura Açka, njëherësh edhe anëtare e Komisionit për Edukim dhe Mjete të Informimit e ka ‘goditur’ kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën për trafikun e ngufatur.

Mysafirja nga Shqipëria u ankua për trafikun e Prishtinës, duke thënë se qyteti është ngufatuar.

Ajo tha se kryetari i Prishtinës duhet ta mendojë një zgjidhje për qarkullimin e veturave.

“Keni bërë gabim me ngufatjen e kryeqytetit. Këtë e vura re. Këtë gabim e bëjmë edhe ne në Shqipëri dhe ky është një problem që e keni marrë nga ne. Prishtina ishte e ngufatur, nuk e di çfarë ka ndodhur. Kjo nuk është Prishtina e përjetimeve që ne e ëndërrojmë”, u shpreh Açka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat