“Kurti duhet të dorëhiqet”, nënkryetari i LDK-së: Politika e tij thjesht ka dështuar

Aktuale

“Kurti duhet të dorëhiqet”, nënkryetari i LDK-së: Politika e tij thjesht ka dështuar

Më: 2 prill 2024 Në ora: 16:45
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një lidhej të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, foli për situatën politike në Kosovë.

Si u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të dorëhiqet, pasi politika e këtij të fundit ka dështuar.

“Telefonata e mbrëmshme e O’brien, i cili është një nga diplomatët me peshë. Osmani nuk ka rol dhe kompetenca në dialog. Si duket po ushtron rolin e ndërmjetësuesit mes SHBA-ve dhe Kosovës. Osmani ka luajtur rolin e zjarrfikësit mes SHBA dhe Kosovës. Kurti e ka bërë hapin e parë mbrapa, pasi ka pranuar që dinar i të jetë çështje e dialogut. Hapi i dytë mbrapa do ndodhë të enjten. Çështja e dinarit është kriza e tetë e qeverisë Kurti.

Javët në vijim janë vendimtare për Kosovën. Kompromisi  i Kurtit është i dhimbshëm. Është Osmani që ka dashurinë e lidhur me Këshillin e Sigurimit. Kurti ka marrë obligime dhe bashkë me Osmanin nuk i kanë realizuar. Me pa po zgjedhje kjo qeveri do të ketë obligime në karshi me dialogun.

LDK mendon që akti më i mirë dhe i ndershëm është akti i dorëheqjes për Kurtin. Dhe kjo nuk është aspak manipuluese.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat