Komuna e Mitrovicës shpërndan 127 motokultivatorë për bujqit

Aktuale

Komuna e Mitrovicës shpërndan 127 motokultivatorë për bujqit

Më: 2 prill 2024 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar për shpërndarjen e 127 motokultivatorëve.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë shpërndarjes së këtyre mjeteve bujqësore, të pranishëm ishin kryetari i komunës, Bedri Hamza, nenkryetari i komunës, Arian Tahiri, dhe drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ferdi Kadriu.

“Kryetari Hamza, i ka uruar punëtorët përfitues për kontributin e tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar mbështetjen dhe investimin në bujqësi, duke siguruar resurse dhe mjete të nevojshme për përmirësimin e kushteve bujqësore dhe për të rritur bujqësinë productive”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Shpërndahen 127 Motokultivatorë për bujqit e qytetit të Mitrovicës

127 motokultivatorë janë shpërndarë për bujqit e qytetit të Mitrovicës si mjet i rëndësishëm për të lehtësuar punën e tyre dhe për të rritur prodhimin e bimeve ushqimore.

Gjatë shpërndarjes së këtyre mjeteve bujqësore, të pranishëm ishin kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, nenkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, dhe drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Ferdi Kadriu.

Kryetari Hamza, i ka uruar punëtorët përfitues për kontributin e tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar mbështetjen dhe investimin në bujqësi, duke siguruar resurse dhe mjete të nevojshme për përmirësimin e kushteve bujqësore dhe për të rritur bujqësinë produktive.

Përfituesit e këtyre motokultivatorëve u shprehen të lumtur për mundësinë e ofruar dhe premtojnë që do të punojnë me zell dhe përkushtim për të përfituar maksimumin nga këto burime të reja për zhvillimin e vazhdueshëm të bujqësisë në qytetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat