​Konjufca reagon pas aksidentit tragjik në Shqipëri

Aktuale

​Konjufca reagon pas aksidentit tragjik në Shqipëri

Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:33
Pamje nga aksidenti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas aksidentit tragjik në Shqipëri, ku humbën jetën 8 qytetarë.

Ai ka thënë se në këto momente kaq të vështira qëndrojnë pranë familjeve të viktimave, të cilët lutemi ta gjejnë forcën që ta përballojnë këtë tragjedi, e cila ka tronditur dhe prekur të gjithëve.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjarëve dhe miqve të viktimave, por edhe ndaj shtetit të Shqipërisë, po aq sa edhe popullit tonë.

Sot është një ditë e trishtë për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat