Shala: Me anëtarësimin e Kosovës në KiE, qytetarët mund t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejta e Njeriut

Aktuale

Shala: Me anëtarësimin e Kosovës në KiE, qytetarët mund t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejta e Njeriut

Më: 1 prill 2024 Në ora: 21:04
Afrim Shala

Afrim Shala, gjykatës i Gjykatës Supreme, tha se nëse Kosova bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, qytetarët që konsiderojnë se janë viktima të ndonjë shkeljeje, mund t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejta e Njeriut (GJEDNJ).

Shala tha se përfitimet e qytetarëve tanë me anëtarësimin e Kosovës në KiE, do të jenë të natyrës së ndryshme.

“Çdo qytetar i Republikës së Kosovës që konsideron veten se është viktimë e ndonjë padrejtësie nga organet gjyqësore, do të ketë të drejtën që tani t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, tha Shala.

Gjykatësi tha se GJEDNJ-ja është një mekanizëm i KiE-së, i cili e ka përgjegjësinë që ta mbikëqyrë zbatimin e Konventes Evropiane, që është ndër dokumentet më të rëndësishme të KiE-së.

“Konsideroj që në momentin kur Kosova bëhet anëtare zyrtare e Këshillit të Evropës, qytetarët tanë do të kenë mundësi që çdo rast që konsiderojnë se janë viktima të shkeljes së këtyre të drejtave që garantohen me këtë Konventë dhe me protokollet e saj shtesë ta referojnë pikërisht në këtë mekanizëm, duke kërkuar drejtësi prej saj”, tha Shala.

I njëjti theksoi se me anëtarësim në KiE, do të ketë avancim të të drejtave të njeriut dhe përmirësim të drejtësisë dhe sistemit gjyqësor në veçanti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat