Shtetasja kroate gjendet e vdekur në majën e Jezercës – detaje nga operacioni 10 orësh i kërkim-shpëtimit

Aktuale

Shtetasja kroate gjendet e vdekur në majën e Jezercës – detaje nga operacioni 10 orësh i kërkim-shpëtimit

Më: 31 mars 2024 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar për një operacion mbi 10 orësh, ku është gjetur e vdekur një shtetase kroate pasi ka rrëshqitur nga faqja malore në majën e Jezercës.

Sipas njoftimit janë shpëtuar edhe 7 bjeshkatarë , 4 shtetas të Kroacisë dhe 3 të Serbisë.

Viktima L.Z, e lindur më 1981, kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ishte gjetur pa shenja jete.

“Ekipi ynë së bashku me policinë e shtetit Shqiptar dhe me anëtar të shërbimit të kërkim shpëtimit malor kanë filluar një operacion të shpëtimit nga lugina e Valbonës duke u transportuar me helikopter deri në një pikë të afërt ku ka pasur mundësi aterimi.

Fillimisht është bërë çasja te viktima L.Z e lindur më 1981, e cila kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ishte gjetur pa shenja jete, pastaj është realizuar bartja e kufomës deri në helikopter për transport në spitalin më të afërt”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Sot me datë 30.03.2024 rreth orës 11:00 kemi pranuar një thirrje emergjente nga Policia e Bajram Currit dhe qendra e Emergjencave Civile Shqiptare për ndihmë në një aksident malor në majën e Jezercës.

Me një koordinim të shpejtë dhe mbledhje të informatave fillestare me Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor i Shqipërisë , dhe gjithë autoritet e shtetit Shqiptar, një skuadër e ShKShMK ka filluar operacionin e shpëtimit malor në koordinatat e dërguara.

Sipas informatave të para një bjeshkatare me shtetësi Kroate kishte rrëshqitur nga faqja malore shumë afër majës së Jezercës në drejtim të greminës, dhe grupi tjetër i bjeshkatarëve nuk kishin më komunikim me viktimën, por kanë pasur qasje në valë dhe kanë lajmëruar autoritetet për ndihmë.

Ekipi ynë së bashku me policinë e shtetit Shqiptar dhe me anëtar të shërbimit të kërkim shpëtimit malor kanë filluar një operacion të shpëtimit nga lugina e Valbonës duke u transportuar me helikopter deri në një pikë të afërt ku ka pasur mundësi aterimi.

Fillimisht është bërë çasja te viktima L.Z e lindur më 1981, e cila kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ishte gjetur pa shenja jete, pastaj është realizuar bartja e kufomës deri në helikopter për transport në spitalin më të afërt.

Kurse operacioni ka vazhduar me qasje te pjesa e tjetër e grupit të cilët ishin ngujuar në një pozitë të rrezikshme ( 7 bjeshkatarë , 4 shtetas të Kroacisë dhe 3 të Serbisë).

Me të arritur te ngujuarit, shpëtuesit tanë kanë ndërtuar sistem të sigurisë me litar duke i lëshuar deri në pikë të sigurt ( evakuim teknik) dhe nga aty janë evakuuar në drejtim të fshatit Vuthaj të Malit të Zi.

Në pjesën Malazeze është bërë koordinimi me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi “GSS Crna Gora” dhe operacioni ka përfunduar me sukses pas 10 orëve të plota.

Shprehim ngushëllime për bjeshkataren e ndjerë, dhe i falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat