Tahiri: Të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt – kjo qeveri duhet të shkarkohet

Aktuale

Tahiri: Të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt – kjo qeveri duhet të shkarkohet

Më: 30 mars 2024 Në ora: 21:29
Besnik Tahiri

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për propozimin e PDK-së që zgjedhjet të mbahen më 9 qershor të këtij viti.

Ai tha se bashkë me grupet e tjera parlamentare janë në diskutim dhe për këtë do të kenë së shpejti një qëndrim.

AAK-ja e ka pozicionin më komod në këtë temë. Ne jemi për të shkuar në zgjedhje sa më shpejtë që është e mundur. Por, mendojmë që kjo Qeveri duhet të shkarkohet. Kemi qenë të parët që kemi propozuar inicimin për shkarkimin e kësaj qeverie ose të dorëhiqet. Kryeministri Kurti është dorëzuar dhe veç një qëllim e ka se si ta gjejë një formë për t’ia lënë fajin opozitës për të shkuar në zgjedhje”, shkroi Tahiri.

Tahiri foli edhe për çështjen e afatit të Komisionit Hetimor Parlamentar, për të cilin tha se se mos shtyrja e mandatit për tre muaj të Komisionit Hetimor Parlamentar për Rezervat Shtetërore, pasi tha se për dy muaj e gjysmë VV-ja e ka pamundësuar funksionimin e tij, është cenim i demokracisë dhe kufizim i fushëveprimit opozitar në kuvend.

“Ky është precedent shumë i rrezikshëm për demokracinë, për jetën parlamentare që shumica ta ngufat hetimin parlamentar për një temë shumë problematike”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat