Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Kolovicë

Aktuale

Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Kolovicë

Më: 30 mars 2024 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër L. H, 25 vjeç, i dyshuar për “vrasje të rëndë”.

Përmes një komunikate për media Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda njoftohet se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H për shkak të dyshimit, se në bashkëkryerje me të pandehurit K.G dhe B.K,të cilët gjenden në arrati, kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H  dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat