Si nisi mosmarrëveshja në Kolovicë ku vranë dy persona?

Aktuale

Si nisi mosmarrëveshja në Kolovicë ku vranë dy persona?

Më: 27 mars 2024 Në ora: 18:52
QKUK

Rruga “Jeronim de Rada” në lagjen “Kolovica” në kryeqytet, u shëndrrua në skenë krimi mbrëmjen e së martës.

Një mosmarrëveshje paraprake mes dy grupeve ka dërguar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, me ç’rast u shkrepën plumba drejt një veture, ku për pasojë brenda saj mbeti i vrarë E.H.

Mbrëmjen e së martës në këtë vend një person i moshës 30 vjeçare është vrarë, ndërsa një grua e moshës rreth të 50-tave është plagosur.

E 14 orë pas, ndërroj jetë edhe 48 vjecarja Z.G e cila ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj derisa ndodhi konflikti me armë në mes dy grupe.

Të tronditur me ngjarjen u panë edhe familjaret e gruas e cila u vra e të cilët nuk deshën të komentojnë ngjarjen.

Trupi i saj të mërkurën u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shefi i Intensives, Shaqir Uka, ka treguar gjendjen në të cilën 48 vjeçarja u pranua në QKUK

Dëmtimi i rëndë i enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Lëndime të cilat e kanë dërguar në gjendje të rëndë të shokut. Pacientja iu është nënshtruar një intervenimi në Emergjencë.

E më vonë Policia njoftojë se në këtë rast, kanë mbetur të lënduar edhe dy persona.

“Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga personat e plagosur :E. H, mashkull, 30 vjeç, ka vdekur mbrëmë, ndërsa sot rreth orës 11:00 nga QKUK jemi njoftuar se edhe viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç, ka vdekur. E ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj ,nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast”

Nga Prokuroria kanë dhënë detaje se çfarë gjetën në vendin e ngjarjes.

“Sipas hetimeve preliminare dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një person, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Mirëpo gjatë ditës së sotme, fatkeqësisht e plagosura nga kjo ngjarje, kalimtare e rastit ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale”, thuhet nga Prokuroria.

Policia në koordinim me Prokurorinë po zhvillojnë hetime për arrestimin e dy të dyshuarve dhe sigurimit të prezencës së të njëjtëve në procedurën penale.

Sipas burimeve, mosmarrëveshja kishte nisur ditën në ora 14:30 në Kolovicë mes dy grupeve, ku mbeti i plagosur një person.
Banorët e lagjes nuk deshën të flasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat