Këta janë dy të dyshuarit për vrasjen në Prishtinë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tyre

Aktuale

Këta janë dy të dyshuarit për vrasjen në Prishtinë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tyre

Më: 27 mars 2024 Në ora: 18:36
Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha

Policia e Kosovës me autorizim të prokurorisë kompetente ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informative që do të ndihmonin në arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Sipas policisë, të dyshuarit janë Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha.

“Ndonëse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj. personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar  na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Android #app: Lajmero Policine

Tel: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, si pasojë e gjuajtjeve me armë në Prishtinë kanë humbur jetën dy persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat