Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, më parë iu nënshtrua një operacioni në Gjemrmani.
Ajo tash ka bërë të ditur se është mirë me shëndet dhe pas 5 javësh po kthehet në Kosovë.
Postimi në Facebook:
Pas pesë javësh po kthehem në Kosovë!
Falë Zotit jam mirë edhe pse me duhet ende kohë për tu kthyer në normalitetin e jetes, aktivitetin dhe punën time të përditshme!
Mirënjohëse pa fund, falenderuese deri në përulësi për secilën dhe secilin që në çfarëdo forme ishte me mua gjatë tërë kësaj kohe!
Zoti ju bekoftë🙏! FALEMINDERIT ❤️!