Hoti: Ndërhyrjet e Qeverisë në institucione të pavarura po e dëmtojnë ekonominë dhe investimet

Aktuale

Hoti: Ndërhyrjet e Qeverisë në institucione të pavarura po e dëmtojnë ekonominë dhe investimet

Më: 27 mars 2024 Në ora: 13:31
Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot se ndërhyrjet e Qeverisë në institucione të pavarura po e dëmtojnë ekonominë, po e përkeqësojnë ambientin për biznes dhe po dërgojnë sinjale shumë negative për investitorët vendorë dhe të jashtëm.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se dy oda ekonomike në Kosovë kanë shprehur shqetësimet e tyre për ndërhyrjet e fundit të Ministrisë së Drejtësisë në institucionin e përmbaruesit, duke e suspenduar një përmbarues dhe sipas tij, ky veprim paraqet një precedent të rrezikshëm.

Për shumë vite, Qeveria e SHBA-së ka ndihmuar sistemin e drejtësisë në Kosovë për tu reformuar në përputhje me praktikat më të mira perëndimore dhe për të qenë mbështetës për bizneset. Si rezultat i këtyre reformave është rritur efikasiteti në përmbylljen e lëndëve civile të vendosura nga gjykatat. Këto ndërhyrje e hedhin poshtë gjithë atë mbështetje dhe ndikojnë negativisht në kushtet e të bërit biznes në Kosovë. Këto ndërhyrje krijojnë pasiguri tek bizneset”, shkruan Hoti.

Sipas tij, ambienti për biznes përmirësohet duke ofruar siguri dhe qartësi ligjore.

Për biznesin është jetike që të ketë parashikueshmëri në veprime ekzekutive të Qeverisë dhe në politika ekonomike e nisma ligjore”, shkruan deputeti i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat