Ambasadori Bajrami: Sot në Paris testohet neni 4 i marrëveshjes për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Ambasadori Bajrami: Sot në Paris testohet neni 4 i marrëveshjes për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 27 mars 2024 Në ora: 13:21
Agron Bajrami

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka thënë se marrëveshja për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, sot duhet testuar.

Ai këtë e ka thënë duke iu referuar nenit 4 të kësaj marrëveshje ku thuhet se si Kosova ashtu edhe Serbia nuk duhet penguar njëra-tjetrën në sferën ndërkombëtare, dhe se Serbia nuk duhet të pengoi anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Sot, në Paris, Neni 4 i “Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”, e sponsorizuar nga BE-ja, do të jetë në provë. Në mbrëmje, do të dimë nëse ka një Marrëveshje apo jo. Siç do të kishte thënë Cervantes: “Provimi i pudingut është në të ngrënë”, ka shkruar Bajrami.

Kujtojmë se sot do të mbahet mbledhja e Komisionit për Çështjet Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, në të cilën pritet të miratohet raporti për Kosovën lidhur me anëtarësim në KiE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat