Krasniqi: Jemi të gatshëm për zgjedhje, kur të shpallen do të fillojë numërimi mbrapsht për Kurtin

Aktuale

Krasniqi: Jemi të gatshëm për zgjedhje, kur të shpallen do të fillojë numërimi mbrapsht për Kurtin

Më: 26 mars 2024 Në ora: 16:44
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se oferta e PDK-së për zgjedhje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është bërë që nga korriku i vitit të kaluar.

“PDK qysh në korrik të vitit të kaluar ka një qëndrim ku i kemi bë ftesë kryeministrit dhe ofertë që ta ndihmojmë për të shkuar në zgjedhje sa më shpejt”, ka deklaruar Krasniqi.

Në një konferencë për media ai ka bërë me dije se partia e tij është e gatshme që qysh nesër të pajtohet për këtë çështje.

“Unë padyshim që jam i gatshëm qysh nesër të dakordohem me forcat politike për datën e zgjedhjeve të ardhshme dhe datën e shpërbërjes se Kuvendit. Sepse kjo është e vetmja gjë e duhur në këtë moment. Të kthehemi te verdikti i qytetarëve, ata janë fjala e fundit për vendimmarrjen e qeverisë së ardhshme. Jam i bindur se ditën që do të shpallen zgjedhjet do të fillojë numërimi së prapthi për Albin Kurti si kryeministër”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, qytetarët më nuk e duan këtë qeveri.

“Jam i bindur që Kurti dhe qeveria kanë dështuar në përmbushjen e premtimeve që kanë dhënë, sot qytetarët jetojnë më keq se para tri vitesh, kemi arsim të degraduar, shëndetësia është në kolaps, ekonomia ka stagnuar, gjitha këto zhvillime negative kërkojnë përgjigje e përgjegjësi, e përgjegjësia është e Kurtit, ai ka qeverisur për tri vite i vetmuar, pa asnjë pengesë, qytetarët me shumicë nuk e mbështesin sot këtë qeveri, kanë dhënë besimin e 51 për qind para 3 viteve, por sot nuk janë më të. Sot do të ishte krejtësisht legjitime, fillimisht për të, si kryeministër që të kërkojë të kthehet te qytetari për të kërkuar votëbesimin e tyre”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat