Rrusta: Zgjedhje gjithsesi, por jo duke qenë pjesë e agjendës së pushtetit

Aktuale

Rrusta: Zgjedhje gjithsesi, por jo duke qenë pjesë e agjendës së pushtetit

Më: 25 mars 2024 Në ora: 21:09
Teutë Rrusta

Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate, ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje por sipas saj asnjëherë duke qenë pjesë e asaj që ajo e quan “agjenda e pushtetit”.

Rrusta thotë se procesi i kërkesës së ofertës për zgjedhje është më shumë një fushatë zgjedhore.

“Janë qeveria që e kanë përsërit faktin që ka me qenë legjislatura që do ta përfundojë mandatin. Krejt ky proces i kërkesës së ofertës për zgjedhje është më shumë një fushatë zgjedhore ku këta po duan t’i kontrollojnë edhe pjesën e fundit të mandatit duke i shkaktuar vetë zgjedhjet, ne e dimë që kush i shkakton zgjedhjet zakonisht është edhe fitues i tyre. Ne e dimë që janë në epërsi. Zgjedhje gjithsesi, por asnjëherë duke qenë pjesë e agjendës së pushtetit, tha ajo.

Sipas saj, në tre vjet e gjysmë qeverisje, “opozita ka qenë pjesë e agjendës së pushtetit”.

Tutje, Rrusta theksoi se opozita duhet të jetë më e fuqishme dhe më e bashkuar për të krijuar një front.

“Të pranosh ofertën për zgjedhje i bie të jesh komplet pjesë e fjalimit të kryeministrit që po e bën për fushatën zgjedhore. Duhet të japë dorëheqje por kjo qeveri nuk është se reflekton në këtë formë. Opozita duhet të jetë e fuqishme, të bashkohet dhe të krijojë një front për këtë punë. Ata po duan ta shpërfaqin mungesën e gatishmërisë së partive opozitare për të hyrë në zgjedhje, po bëhen kinse po bëjmë ofertë, po bëhen kinse po refuzojnë…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat