Osmani: 25 vite më parë filloi shpresa e madhe për Kosovën

Aktuale

Osmani: 25 vite më parë filloi shpresa e madhe për Kosovën

Më: 24 mars 2024 Në ora: 09:38 Përditësuar në ora: 11:12 më 24.03.2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Hovenier nderon ushtarët NATO-s në 25 vjetorin e intervenimit për lirinë e Kosovës

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe ambasadorët e tjerë të akredituar, kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s.

Hovenier ka shkruar se sot nderojmë pjesëtarët e guximshëm që bënë sakrificë të madhe.

“Sot u bashkova me presidenten Vjosa Osmani në memorialin për ushtarët e rënë të NATO-s. Ne kujtojmë dhe nderojmë ushtarët e guximshëm të cilët bënë sakrificën më të madhe, përfshirë Oficerët e Lartë të Armatës së Shteteve të Bashkuara, David Gibbs dhe Kevin Reichert”, ka shkruar Hovenier. 

Osmani: 25 vite më parë filloi shpresa e madhe për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s.

Pas homazheve e para e vendit, Vjosa Osmani tha se 25 vite më parë filloi shpresa e madhe për Kosovën.

“24 marsi vërtet ishte ditë e shpresës së madhe sepse përherë të parë aleancat e botës demokratike u bën bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës nga regjimi i atëhershëm gjenocidal i Millosheviqit dhe së bashku me shumë e shumë shtete partnere arritëm që Kosova më në fund të bëhet e lirë dhe atë ditë të çlirimit ne do ta shënojmë me 12 qershor të këtij viti, meqenëse është edhe vit jubilar, 25 vjetori”, theksoi Osmani.

Sipas saj dita e shpresës së madhe është shndërruar në partneritet të fuqishëm të aleancave. Osmani ka falënderuar të gjithë ushtarët e NATO-së që rrezikun jetën e tyre, po ashtu edhe liderët e botës për lirinë. Presidentja me këtë rast tha se pret që Kosova së shpejti të bëhet edhe pjesë e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat