Iniciativa për Drejtësi dhe Transparencë lanson projektin “Sinjalizuesi”

Aktuale

Iniciativa për Drejtësi dhe Transparencë lanson projektin “Sinjalizuesi”

Më: 22 mars 2024 Në ora: 17:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Organizata jo qeveritare, Iniciativa për Drejtësi dhe Transparencë ka lansuar këtë të premte projektin “Sinjalizuesi”.

Bujar Ejupi, menaxher i projektit tha se ky projekt synon aktualizimin e një teme e cila sipas tij, kohëve të fundit nuk e ka vëmendjen e duur nga shoqëria dhe institucionet.

Projekti sinjalizuesi është një projekt i ri, i OJQ-Inciativa për drejtësi që synon të aktualizoj një temë e cila kohëve të fundit besoj se është lënë pas dore dhe se ka vëmendjen e duhur nga shoqëria e institucionet.
sinjalizuesi mendoj që është e nevojshme të flitet se sa është e rëndësishme me u mbrojt të drejtat e sinjalizuesve, nëse si shoqëri synojmë të kemi llogaridhënie më të madh atëherë duhet ti mbrojmë ata që kanë guximin të flasin për shkeljet e mundshme e mënyra më e mirë e shpalosjes së shkeljeve
”.

Ejupi bëri edhe prezantimin e projektit para të pranishme.

Ndërkaq juristja, Elira Tahiri prezantoi disa të dhëna ligjore për mbrojtjen e sinjalizuesve.

Korniza ligjore e Kosovës bazohet në direktivën evropiane për mbrojtjen e sinjalizuesve, direktiva mbulon dy sektore, duke shtuar shtirjet të gjerë mbrojtjesh, të personave të çfarëdo marrëdhënie pune, vullnetarë  aplikues për punë, direktiva mbulon mbrojtje të identitet të sinjalizuesve pa e marrë parasysh motivin që i shtyn ën raportim apo publikim të sinjalizimin, identiteti mbahet konfidencial, dhe çka është më e rëndësishme ndalohet hakmarrja ndaj sinjalizuesve”.

E pranishme ishte edhe Ardiana Thaçi, gazetare hulumtuese e cila tha se sinjalizuesit  janë ata që po e  mbajnë gazetarinë hulutumtuese të gjallë në Kosovë.

” I dua shumë kur sinjalizuesit lidhen me gazetarë dhe japin Sinjalizuesit japin informacionet brenda vendit ku bëhen keqpërdorime,  e them këtë sepse ligji e parasheh sinjalizimin e jashtëm, por sipas ligjit kjo duhet të ndodh në kusht kur në rast se institucionet e drejtësisë nuk kanë reaguar për sinjalizim tënd atëherë pjeken kushtet që sinjalizuesi të del në publik kjo është e meta e ligjit”.

Thaçi shtoi se është detyrë e gazetarit që kur lidhet me sinjalizues, të verifikoj secilin informacion që e bien ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat