Presidenti Biden i përgjigjet ish-zyrtarit të LDK: Kurrë s'kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës

Aktuale

Presidenti Biden i përgjigjet ish-zyrtarit të LDK: Kurrë s'kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës

Më: 22 mars 2024 Në ora: 10:11
Joe Biden

Ish-zyrtar i LDK-së, Faton Bislimi, ka pranuar një letër nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden.

Bislimi, i cili ka shtetësi amerikane, ka treguar se kjo letër është një përgjigje ndaj letrës së tij që në shkurti ia kishin dërguar shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Në përgjigjen e tij Biden e falënderon Bislimin për fjalët e mira që ka për të.

"Ju faleminderit që ndatë mendimet tuaja me mua. Të dëgjoj nga njerëz pasionontë si ju më inspiron mua dhe më jep kënaqësinë për t'ju përgjigjur", thuhet në letrën e presidentit Biden.

Në letër presidenti Biden flet për sfidat që ka para vetes ShBA-ja, duke u shprehur i sigurt për të ardhmen e Amerikës.

"Gjerësa sfidat para nesh janë ndër më të vështirat në histori, unë kurrë s'kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës... Ne mund të kthejmë krizën në mundësi, dhe besoj se Amerika është më mirë e pozicionuar se çdo vend tjetër në botë për të na udhëheq në shekullin e 21”, thuhet në letrën e Bideni për Bislimin.

Ish-zyrtari i LDK-së ka treguar se presidenti Bisen i kishte shkruar në prag të 25 vjetorit të intervenimit të NATO-s për çlirimin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat