​Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Kurti pret në takim pesë ambasadorë

Aktuale

​Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Kurti pret në takim pesë ambasadorë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 21:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës, Finlandës dhe Luksemburgut, me të cilët ka diskutuar mbi procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në avancimin e aspiratave të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai foli për veprimet që ka ndërmarrë qeveria në tri vjetët e fundit të cilat kanë sjellë fryte pozitive e rezultate në përmirësim të sundimit të ligjit, avancim të demokracisë dhe progres socio-ekonomik, progres ky që njihet e faktohet edhe nga raportet e ndryshme ndërkombëtare.

Në takim, u bisedua edhe rreth procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe dialogut në Bruksel.

Ndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat