Propozimet të premten, zgjidhja për dinarin shihet me skepticizëm

Aktuale

Propozimet të premten, zgjidhja për dinarin shihet me skepticizëm

Më: 21 mars 2024 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Të premten është afati i fundit kur Kosova dhe Serbia duhet t’i dërgojnë propozimet e tyre rreth një zgjidhjeje sa i përket përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Analistët shprehen skeptikë se do të ketë pajtueshmëri me Serbinë, derisa opozita kritikon ekzekutivin për rregulloren e BQK-së.

Diskutimet për dinarin serb që u bënë të martën e 19 marsit në Bruksel, nuk përfunduan me ndonjë zgjidhje. Por, Kosova dhe Serbia u pajtuan që deri të premten t’i dërgojnë propozimet e tyre në adresë të Bashkimit Evropian.

Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar se çfarë do të përmbajë propozimi  i tyre, ndonëse gjetja e një zgjidhjeje të pranueshme po shihet me skepticizëm nga një njohës i çështjeve politike.

Nga opozita thonë se ekzekutivi nuk do të duhej të merrej me çështjen e dinarit, por me tema të tjera më të rëndësishme për vendin.

Zëvendëskryeministri Bislimi pati njoftuar se pasi të dërgojnë propozimet, do të mblidhen sërish gjatë javës së ardhshme për të gjetur një zgjidhje për përdorimin e dinarit pa shkelu rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat