Visar Avdyli i akuzuar për vrasje kërkon ekstradim në Norvegji

Aktuale

Visar Avdyli i akuzuar për vrasje kërkon ekstradim në Norvegji

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:50
Visar Avdyli

Visar Avdyli, u arrestua më 21 shkurt nga policia në Kosovë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze si i dyshuar për kryerjen e një vrasje në vitin 2021 në Oslo.

Sipas mediave norvegjeze, Avdyli ka kërkuar ekstradimin në Norvegji.

Rreth kësaj ka folur edhe avokati Oyvind Bratlien.

Ai tha se klienti i tij e ka pranuar ekstradimin.

“Kërkesa për ekstradim i ka kaluar policisë norvegjeze. Ajo pritet të i kaloi gjykatës dhe policisë për ekstradim”, tha ai.

Avokati tha se Visar Avdyli, ka pranuar të bashkëpunojë me policinë në Norvegji.

“Besoj se do të jetë këtu para verës”, tha Bratlien.

Për vrasjen e 20-vjeçarit, Hamse Hashi Adanit, po akuzohet edhe vëllai i Visarit, Valoni.

Avokati Bratilien theksoi se edhe ai është gjithashtu rrugës për në Norvegji.

Vëllezërit Avdyli, e kishin mohuar fillimisht se kishin lidhje me vrasjen.

Por, sipas Dagbladet, vëllai i madh Valoni, e ka pranuar gjatë një interviste me policinë në janar se kishte qëlluar në Mortensrud.

Ende nuk dihet se a e ka pranuar fajësinë rreth rastit.

Ndërsa, Visari e ka mohuar fajësinë rreth ngjarjes.Avokati tha se klienti i tij nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat