Abdixhiku: Riorganizimi i LDK-së në terren e zgjerimi partiak po përcillet edhe me zgjerim organizativ

Aktuale

Abdixhiku: Riorganizimi i LDK-së në terren e zgjerimi partiak po përcillet edhe me zgjerim organizativ

Më: 21 mars 2024 Në ora: 11:27
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se mbrëmë në lagjen Arbëria në kryeqytet kanë përuruar hapësirat e reja të Degës së 4-të.

Abdixhiku tha se riorganizimi i LDK-së në terren e zgjerimi partiak po përcillet edhe me zgjerim organizativ.

“Prandaj mbrëmë, në këtë degë kishim festë. Hapësirat tona nuk janë vetëm vendtakime statike strukturash, ato para së gjithash janë pikëtakime e pikëpërfundime të ditëve me përplot aktivitet”.

“Mbi të gjitha, hapësirat si këto janë dhe ftesa të hapura për qytetarët e Prishtinës me të cilët duam të komunikojmë më afër e më drejtë për pikëpamjet e tyre dhe për ‘Rrugën e Re’”, shkroi Abdixhiku.

Tutje, ai tha se është i lumtur dhe krenar me punën e ekipit të Degës së 4-të dhe Besian Mustafës si kryetar i saj.

“Kjo degë, së bashku me degët 1 dhe 3, tashmë kanë hapësira të reja funksionale, duke vendosur kështu përkushtimin ndaj Lidhjes Demokratike, komunikimit qytetar e vet komunitetit kryeqytetas në rend të parë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat