Deputetja e LDK-së: Kurti s’dëshiron zgjedhje të reja, po i pëlqejnë truprojat e xhipat e zi

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Kurti s’dëshiron zgjedhje të reja, po i pëlqejnë truprojat e xhipat e zi

Më: 20 mars 2024 Në ora: 16:02
Albin Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë për eo se kryeministri Albin Kurti, i cili ngriti dilema nëse opozita vërtetë dëshiron shkuarjen në zgjedhje.

Me këtë, Bunjaku-Rexhepi thekson se Kurti nuk i dëshiron zgjedhjet për shkak të favoreve që i ofron posti i Kryeministrit.

“Kryeministri ka dashtë më dhënë mesazhin që zgjedhjet do të shkohet deri në fund të mandatit sepse jashtëzakonisht shumë po i pëlqen karriga e Kryeministrit, po i pëlqejnë truprojat e xhipat e zi, po i pëlqen dramat, po i pëlqen thjeshtë demagogjitë popullizmi i tij dhe fortë mirë dhe komod është ka ndihet në karrigen e Kryeministrit edhe pse Kosovën e dërgoj 10 vjet e më tepër mbrapa sepse kryeministri saktësisht e din që opozita nuk i ka numrat e mjaftueshme për me votu mocionin për rrëzimin e Qeverisë”, tha Bunjaku.

Kujtojmë, se Kurti ka thënë se nëse opozita dëshiron zgjedhje të reja, duhet të shpërbëhet Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat