Kurti: Britania duhet të dërgojë më shumë trupa për të na mbrojtur nga pushtimi serb

Aktuale

Kurti: Britania duhet të dërgojë më shumë trupa për të na mbrojtur nga pushtimi serb

Më: 19 mars 2024 Në ora: 23:24
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se prania ‘simbolike’ e NATO-s në vend nuk është e mjaftueshme pasi ai pretendon se bazat ushtarake në Serbi janë të pozicionuara për të sulmuar.

Këtë e tha në një intervistë sot për median britanike The Telegraph.

“Britania duhet të dërgojë më shumë trupa në Kosovë për të parandaluar luftën në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë kryeministri Kurti.

“Ekziston vetëm një prani “simbolike” e NATO-s në komb dhe nuk do të mjaftojë për të parandaluar një pushtim nga Serbia”, tha tutje kryeministri Kurti në intervistën për The Telegraph të realizuar në Prishtinë.

Vërejtjet e kryeministrit erdhën pasi Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, la të kuptohet për një përpjekje për të rimarrë Kosovën në fillim të kësaj jave, duke thënë se Beogradi do të “presë për momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do të shfrytëzojmë mundësinë tonë”.

I pyetur nëse Britania duhet të rrisë gjurmën e saj ushtarake në rajon, Kurti tha se “Britania e Bashkuar është pjesë e NATO-s dhe ata veprojnënë atë mënyrë.

“Besoj se duhet të ketë më shumë trupa të NATO-s në Kosovë”, tha Kurti.

NATO aktualisht ka më shumë 4,000 trupa në terren në Kosovë, por Kurti tha se Kosova “mund të mbrohet edhe më mirë” dhe se “NATO mund dhe duhet të angazhohet më shumë në Kosovë si ushtarakisht ashtu edhe politikisht” për shkak të kërcënimit nga Beogradi.

Britania ishte një pjesë kyçe e koalicionit të NATO-s që ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë e saj nga Serbia pas shpërthimit të luftës në 1998.

Kurti tha se ai i ka kërkuar Brukselit për më shumë trupa në Kosovë “disa herë”, përfshirë para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Vladimir Putin në shkurt 2022 dhe përsëri vitin e kaluar, kur persona të armatosur serbë sulmuan policinë në veri të vendit, më konkretisht në Banjskë.

Rreth 200 trupa britanike u vendosën në rajon pas sulmit në një përpjekje për të ulur tensionet , duke iu bashkuar 400 trupave britanike të stacionuara tashmë atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat