Kundërpërgjigjja e fortë e Kurtit ndaj presionit për dinarin: Kërkesa që të bëhem diktator për t’i diktuar Guvernatorit të BQK s’kalon, s’do të ndodhë

Aktuale

Kundërpërgjigjja e fortë e Kurtit ndaj presionit për dinarin: Kërkesa që të bëhem diktator për t’i diktuar Guvernatorit të BQK s’kalon, s’do të ndodhë

Më: 19 mars 2024 Në ora: 19:55
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për edicionin anglisht të “Radios Evropa e Lirë”, të publikuar në platformën “X” ka thënë se s’mund t’i kërkohet atij si kryeministër shtyrja e vendimit të BQK-së për dinarin, meqë siç thotë Kurti, Qeveria e Kosovës dhe Banka Qendrore e Kosovës janë institucione të ndara.

Kurti ka thënë se siç e ka votuar Parlamenti për kryeministër, ashtu njëjtë Parlamenti e ka votuar edhe Guvernatorin e BQK-së dhe se kreu i BQK-së i raporton Kuvendit dhe jo kryeministrit.

Sipas Kurtit, kërkesa që të bëhet diktator, duke ia diktuar BQK-së një vendim është diçka që nuk kalon dhe nuk do të ndodhë.

“Shtyrja nuk mund të ndodh, dhe shtyrja nuk mund të ndodh duke folur me mua, sepse është një Rregull i BQK-së. Unë jam zgjedhur në Kuvendin e Kosovës dhe kështu Guvernatori i BQK-së, Ai nuk më raporton mua, i raporton Kuvendit. Dhe insistimi që unë të bëhem diktator që t’i diktoj Guvernatori të BQK-së s’kalon dhe nuk do të ndodhë”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat