Daka: Vota e emigrantëve ndikoi në zgjedhjet e fundit të Kosovës

Aktuale

Daka: Vota e emigrantëve ndikoi në zgjedhjet e fundit të Kosovës

Më: 16 mars 2024 Në ora: 08:57
Valdete Daka

Valdete Daka, ish-kryetare e KQZ në Kosovë ishte e ftuar në “Barometri” në Euronews Albania për të folur rreth votës së emigrantëve.

Ajo tha se në Kosovë ende nuk ka shifra të sakta të votuesve kosovarë jashtë Kosovës, pasi prej kohësh nuk është bërë një census. Megjithatë ajo shtoi se vota e tyre ka pasur ndikim në zgjedhjet e fundit të Kosovës.

“Ne praktikisht nuk kemi shifra të sakta se sa kosovarë jetojnë jashtë Kosovës, pasi nuk kemi pasur census prej vitesh. Kemi paru një por ka qenë i mangët sepse janë regjistruar vetëm ata që kanë qenë fizikisht në Kosovë, jo dhe ata që ndodhen jashtë Kosovës.

Gjithsesi lista votuese jonë apo të drejtë vote kanë diku te 1.9 milionë që është numër jashtëzakonisht i madh ën raport me popullatën e Kosovës, e cila jeton në Kosovë.

Te ne në listë votuesish figurojnë edhe qytetarët që jetojnë jashtë, ata janë pjesë e listës, por numri i qytetarëve që kanë votuar në zgjedhjet e fundit ka qenë tepër i madh. Nuk e di shifrën po ka qenë një shifër që ka ndikuar në rezultatin zgjedhor”,-tha Daka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat